Greqia deklaron gjendjen e emergjencës, pas zjarreve në pyje

  • 25 July 2016 - 21:59
Greqia deklaron gjendjen e emergjencës, pas zjarreve në pyje

Repartet e zjarrfikësve ende nuk kanë mundur ta vënë situatën në kontroll, pasi zona është e ndikuar nga erërat e forta dhe temperaturat janë tepër të larta.

Raportohet se janë rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve në të paktën gjashtë fshatra.

Zjarret e sotme konsiderohen më të fuqishmet në vitet e fundit.

Greqia ndodhet në gjendje emergjence pasi në ishullin Hios në Egjeun lindor kanë rënë zjarre të mëdha prej mëngjesit të së hënës.

(Kosova Sot)