Ja si e kishte përzgjedhur Hillary Kaine-n si kandidat për zëvendëspresident

  • 25 July 2016 - 22:10
Ja si e kishte përzgjedhur Hillary Kaine-n si kandidat për zëvendëspresident

Kur Hillary Clinton ia ka kumtuar Tim Kaine-t lajmin që e kishte zgjedhur atë për të qenë kandidati i saj për zëvendëspresident, senatori nga Virxhinia ka qenë në Rod-Ajllënd, duke bërë njërën prej punëve më të mundimshme në politikë: mbledhjen e fondeve për kolegun e tij, Jack Reed. Telefonata kishte ardhur në 19:32 të ditës së premte, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kampanja meriton lëvdata për disiplinën e treguar

Clinton-i ia kishte ofruar punën, Kaine e kishte pranuar dhe më pas, ish sekretarja e shtetit i kishte thënë: "Më dëgjo, nuk dua të të alarmoj, mirëpo John Podesta është jashtë shtëpisë suaj për momentin". Pra, ky ishte fundi i një procesi që kishte filluar fshehurazi tre muaj më vonë, e në dijeni të të cilit nuk kanë qenë as njerëzit, të cilët, në një mënyrë ose tjetrën, kanë qenë të përfshirë në të."Kjo gjë është më ndryshe sesa kursi i zakonshëm i aferave, veçanërisht për dikë që përjeton një gjë të mjaftueshme për ta arritur një gjë të tillë". Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014 si dhe mbështetja e vazhdueshme e rebelëve rusë në lindje të Ukrainës ka bërë që Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia të ndihen tejet të shqetësuar sa i përket sigurisë së tyre. Kur është pyetur për mundësinë e ndonjë sulmi nga Rusia, ministri i mbrojtjes në qeverinë e Lituanisë, Juozas Olekas, ka thënë: "Nuk mund ta përjashtojmë. Ata mund të ushtrojnë në kufi dhe ushtrimet t'i shndërrojnë në pushtim, brenda orësh". Për të qenë në gjendje që ta pushtojë Poloninë, rusët duhet të kalojnë nëpërmjet Letonisë dhe Lituanisë, përveç nëse arrijnë ta bindin Bjellorusinë, që është pro Moskës, për t'ua hapur rrugën trupave të tyre. Polonia, tradicionalisht i është frikësuar pushtimit nga rusët. 

Pas luftës, Polonia komuniste ishte dominuar nga Rusia për dekada

Pas shekujve të dominimit nga ana e Perandorisë Ruse, shteti modern i Polonisë ka filluar të ekzistojë që nga viti 1918 mirëpo është ndarë e pushtuar nga Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1939 pasi që ministrat e jashtëm të Stalin-it dhe Hitlerit kishin nënshkruar Paktin MolotovRibbentrop. Pas luftës, Polonia komuniste ishte dominuar nga Rusia për dekada, deri në rënien e Bashkimit Sovjetik dhe Paktin e Varshavës. Polonia i është bashkuar NATO-s në vitin 1999 dhe duket të jetë tejet e vendosur për ta fuqizuar mbrojtjen. Ministrat e mbrojtjes në NATO së fundmi janë pajtuar për një forcë multi-nacionale, të përbërë nga 4,000 trupa, që do ta fuqizonin mbrojtjen e Polonisë dhe shteteve baltike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Gjermania dhe Britania e Madhe do t'i udhëheqin batalionet me nga 1,000 trupa secila. Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, e ka nxitur NATO-n që ta mos e bëj një gjë të tillë, duke paralajmëruar që Moska do të reagonte njëjtë, duke vendosur tri divizione të reja në afërsi të kufirit.

I nominuari për garën presidenciale nga radhët e Partisë Republikane, Donald Trump, ka përmendur paratë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i harxhojnë për t'i mbrojtur shtetet e Evropës lindore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë më shumë se 70 për qind të shpenzimeve të përgjithshme të NATO-s dhe vetëm katër shtete tjera anëtare - Britania, Greqia, Estonia dhe Polonia - e përmbushin minimumin e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, që është 2 për qind e GDPsë. Trump-i ka thënë që do t'i rishikonte kontributet financiare që bëhen nga Estonia, Letonia dhe Lituania para se të ndërmerrte veprime, në rast se këto shtete do të sulmoheshin nga Rusia. Rreth 30,000 trupa të NATO-s kanë marrë pjesë në ushtrimin e fundit 'Anakonda-16' në Poloni. Nëntëmbëdhjetë shtete anëtare dhe pesë vende partnere të NATO-s kanë kontribuuar me trupa në këtë ushtrim, që ka qenë i dizajnuar për t'i ushtruar dhe testuar veprimet e përbashkëta ndaj kërcënimeve në ujë, tokë dhe ajër.  

(Kosova Sot)