Ky është numri i telefonit për ata që janë vërshuar nga shiu në Prishtinë

  • 25 July 2016 - 22:14
Ky është numri i telefonit për ata që janë vërshuar nga shiu në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se të gjitha ekipet janë në terren pas reshjeve të shiut që kanë shkaktuar bllokime ne kryeqytet.

Ai ka publikuar edhe një numër pa pagesë ku mund të thirret nga ata që kanë urgjenc.

“Rreshje të mëdha kanë vërshuar lagje të qytetit. Të gjitha ekipet me të gjitha kapacitetet janë në terren. Së shpejti zyra e informimit jep detaje për lagjet e ndryshme.

Për çdo urgjencë lajmëroni në qendrën e thirrjeve falas 080012233 080012244 dhe 080012255”, ka shkruar Ahmeti.

(Kosova Sot)