Sejdiu:Stabilizohet situata në kryeqytet

  • 25 July 2016 - 23:58
Sejdiu:Stabilizohet situata në kryeqytet

Nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu, ka deklaruar se gjendja në Prishtinë pas reshjeve po stabilizohet dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

"Stabilizohet situata në kryeqytet. Në këto momente të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe ato po pastrohen nga gurët dheu e rëra e cila është bartur nga shiu i madh.

Ekipet po qëndrojnë në teren për të vlerësuar situatën. Deri më tani asnjë familje nuk ka pasë nevojë evakuimi nga shtëpia edhe pse ka pasë vërshime kryesisht të bodrumeve.

Nesër ekipet komunale do të bëjnë vlerësimin e plotë të dëmeve që janë shkaktuar nga moti i keq dhe vërshimet e natës së sontme.", është deklarata e plotë e Sejdiut raporton "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot)