Sot varrosen dy të rinjtë kosovarë, viktima të terrorit në Munich

  • 26 July 2016 - 09:48
Sot varrosen dy të rinjtë kosovarë, viktima të terrorit në Munich

Trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Munich të Gjermanisë, do të varrosen sot në Kosovë.

Diamant Zabërgja, 21 vjeçar, do të varroset sot në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë, në orën 14:00, ndërsa viktima tjetër e sulmit të tmerrshëm në Munich, Armela Segashi, 14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës. Ajo do të varroset po sot, në orën 17:00.

Diamat Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj, janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Munich të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly, i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

(Kosova Sot)