Aksident i rëndë në aksin Lezhë- Tiranë, dy të vdekur, tre të plagosur

  • 26 July 2016 - 09:57
Aksident i rëndë në aksin Lezhë- Tiranë, dy të vdekur, tre të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë- Tiranë.

Dy makinat u përplasën rreth orës 05: 10, në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë -Milot , në një segment rruge pa ndriçim.

Dy viktimat ende nuk janë identifikuar, ndërsa Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit.

(Kosova Sot)