Kerry: Shpresoj në gusht arrijmë marrëveshje për Sirinë me Moskën

  • 26 July 2016 - 10:35
Kerry: Shpresoj në gusht arrijmë marrëveshje për Sirinë me Moskën

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se ai shpreson që në fillim të gushti të njoftoj për detajet e planit amerikan për bashkëpunim të afërt ushtarak dhe ndarje të informacioneve sekrete me Rusinë për situatën në Siri.

Kerry i ka bërë këto komente më 26 korrik pas takimit me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov në margjinat e samitit të shteteve të Azisë juglindore në Laos.

Propozimi përmban ndarjen e informacioneve sekrete në mes të Uashingtonit dhe Moskës në lidhje me sulmet ajrore kundër Frontin Al Nusra dhe ndalimin e forcave ajrore siriane që të sulmojë grupet e moderuara rebele.

Kerry iu ka thënë gazetarëve se ka pasur progres gjatë ditëve të fundit në këtë aspekt.

“Unë shpresojë që në fillim të gushtit të jem në pozitë të qëndrojë para jush dhe t’iu tregojë atë çfarë mund ta bëjmë me shpresën se do të ndryshojmë jetën e popullit në Siri dhe kahjen e luftës”, ka thënë Kerry gjatë konferencës me gazetarë në kryeqytetin Vientiane.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov më herët ka thënë se ai ka diskutuar me Kerrin hapat për identifikimin e ndarjes së grupeve në Siri në mes të atyre që janë terroriste dhe opozitare.

“Marrëveshjet e arritura gjatë takimit të fundit me Sekretarin amerikan të Shtetit në Moskë janë diksutuar gjatë kontakteve të fundit të ekspertëve tanë. Nëse implementohet (marrëveshja), ne shpresojmë që do të jemi në gjendje të bëjmë ndarjen në mes të forcave opozitare dhe terroristëve të Shtetit Islamik dhe Frontin al Nusra”, është cituar të ketë thënë Lavrov të martën.

Kerry ka mbajtur bisedime maratonike me presidentin rus, Vladimir Putin dhe Lavrovin në Moskë në fillim të këtij muaji duke arritur marrëveshje për “hapa konkret” në shpëtimin e armëpsuhimit dhe arritjen e bashkëpunimit në luftën kundër grupeve ekstremiste në Siri.

(Kosova Sot)