Junker: Turqia po largohet nga Europa

  • 26 July 2016 - 12:02
Junker: Turqia po largohet nga Europa

Turqia ka urdhëruar ndalimin e 42 gazetarëve, pas përpjekjes për grusht-shtet në këtë shtet, që rezultoi me arrestimi dhe ndalimin e më shumë se 60 mijë njerëzve.

Arrestimet dhe pezullimet e ushtarëve, policëve, gjykatëseve dhe nëpunësve civilë, si kundërpërgjigje për puçin e 15 dhe 16 korrikut, ka ngritur shqetësimet e grupeve për të drejtat e njeriut, të cilët i frikësohen përpjekjeve të vazhdueshme për kontroll nga presidenti Rexhep Tayyip Erdogan.

Në anën tjetër, lidhur me zhvillimet e fundit në Turqi ka reaguar edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean – Claude Juncker, sipas të cilit, në këtë gjendje, Turqia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Ndërsa, Juncker ka paralajmëruar Turqinë se nëse merret vendimi për dënim me vdekje, atëherë në mënyrë të menjëhershme do të ndalojë procesin e pranimit në BE.

(Kosova Sot)