Dështimi i Krasniqit - tokat djerrë, fermerët në krizë

  • 26 July 2016 - 08:08
Dështimi i Krasniqit - tokat djerrë, fermerët në krizë

Ekspertët fajësojnë qeverinë 'Mustafa' dhe ministrin jokompetent.

Analisti Nehat Emërllahu tha se Buxheti i Kosovës ka paraparë subvencione dhe donacione minimale të monopolizuara, të keqpërdorura, të korruptuara dhe shpesh edhe me pagesa të vonuara për një pjesë të fermerëve. Sipas tij, oligarkët biznesmenë të futur edhe në biznesin e bujqësisë ishin dhe mbeten të favorizuar,raporotn Gazeta Kosova Sot
 

Udhëheqja gati dyvjeçare e ekzekutivit të vendit ka treguar se për Qeverinë e Isa Mustafës bujqësia nuk është një prioritet nacional. Analistët e ekonomisë, ekspertët e bujqësisë dhe deputetët nga opozita, e kanë akuzuar për këtë gjendje të rëndë ministrin Memli Krasniqi, që nuk ka lidhje me këtë sektor. Sipas tyre, grantet e ndara nga ministria po keqpërdoren. Sipas ZAP-it gjetjet kanë treguar se në këtë ministri ka pasur raste të shumta kur persona të njëjtë kanë përfituar edhe nga dy herë grante, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit me disa qindra e mijëra euro. Ndërkohë që njohësit e kësaj fushe po ankohen se tokat e kosovarëve po mbesin djerrinë apo edhe nuk po përdoren për produkte profitabile, kurse ne importojmë edhe produktet më të thjeshta. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të zyrtarëve të Zyrës për Informim të Ministrisë së Bujqësisë, zyrtarët e kësaj ministrie nuk kanë kthyer asnjë përgjigje gjatë ditës së hënë.

lidhje me këtë punë Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), thotë se është për keqardhje se tokat tona po mbesin djerrinë dhe ato nuk po përdoren për mbjelljen dhe kultivimin e produkteve profitabile, andaj edhe kjo ka bërë që ne të importojmë madje edhe produktet më të thjeshta. "E tërë kjo gjendje e mjerueshme me bujqësinë e vendit tonë është pasojë se Ministrinë e Bujqësisë po e udhëheq një njeri siç është ministri aktual Memli Krasniqi, që për fat të keq nuk ka lidhje me këtë punë", tha ai. Ndërsa lideri i Sindikatave të Bujqve Kosovarë, Tahir Tahiri, thotë se Qeverisë sonë po i mungon Strategjia afatgjatë e investimeve në bujqësi dhe koha tregoi se për Qeverinë e Isa Mustafës bujqësia nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë një prioritet nacional. "E keqja më e madhe e Ministrisë së Bujqësisë tash e më shumë se një dekadë, por edhe aktualisht që e menaxhojnë këtë ministri janë keqpërdorimet shumë të mëdha që po u bëhen granteve që janë të dedikuara për fermerët kosovarë nga ana e zyrtarëve të kësaj ministrie", theksoi ai. 

Potenciale të mëdha të pashfrytëzueshme Analisti Nehat Emërllahu, njohës i çështjeve ekonomike, tha për "Kosova Sot" se për Qeverinë e Isa Mustafës bujqësia duket se nuk është prioritet."Sikur të vlerësohet drejt rëndësia e bujqësisë sigurisht që do të kishim më shumë prodhime vendore për kërkesat tona dhe për eksport, si dhe do të kishim papunësi më të vogël. Fillimisht bujqësia duhet të kuptohet si një nga aktivitetet më të rëndësishme për zhvillim ekonomik të vendit", ka thënë ai. Emërllahu tha se më shumë se 5000 kilometra katrore ose mbi 500 mijë hektarë të sipërfaqes së gjithm-barshme të Republikës së Kosovës është tokë punuese, e cila është e përshtatshme për prodhime bujqësore të varieteteve të ndryshme si drithëra, perime dhe produkte të tjera për konsum vendor ose eksport."Pjesa tjetër e sipërfaqes është e përshtatshme për blegtori, pemëtari, bletari etj. Kjo e gjitha thotë se Kosova ka potencial për prodhime bujqësore duke realizuar punësim dhe vetëpunësim në masë. Një pjesë e madhe e rinisë kosovare me shpresë për një punë më të mirë emigron në shtetet e zhvilluara, e cila në fund detyrimisht punësohet aty ku mund të gjejnë pune, d.m.th. te fermerët e ndryshëm me kushte të diskutueshme, theksoi ai, duke potencuar se industria ushqimore ose finalizimi i produkteve e bën edhe më profitabil punën në bujqësi dhe kjo pjesë e industrisë pothuajse nuk ekziston fare.

Oligarkët hyjnë edhe në biznesin e bujqësisë Emërllahu tha se Buxheti i Kosovës ka paraparë subvencione dhe donacione minimale të monopolizuara, të keqpërdorura, të korruptuara dhe shpesh edhe me pagesa të vonuara për një pjesë të fermerëve."Oligarkët biznesmenë, të futur edhe në biznesin e bujqësisë, ishin dhe mbeten të favorizuar. Qeveria nuk arriti të menaxhojë as edhe problemet e dukshme dhe të paralajmëruara, tashmë të njohura për opinionin, si problemi me eksportin e patateve, problemi me eksportin e lakrave, specave etj. Problemi i eksportit të rrushit, problemi me prodhuesit e qumështit etj., etj.", u shpreh më tej ai. Sipas ekspertit Emërllahu, përgjegjësia duhet kërkuar te personalitetet e emëruara në pozita përkatëse. "Paraqitjet e kohë- paskohshme të përfaqësuesve të institucioneve përkatëse në konferenca dhe medie, me fjalime pompoze, nuk e bëjnë fermerin kënaqshëm të ndihet mjaftueshëm, e as prodhimet bujqë- sore t'i kemi në sasi dhe cilësi. Kampanjat nga pozita dhe opozita më shumë duken një përkushtim për marketing partiak. Politika për mbrojtje të prodhimeve vendore nga fusha e bujqësisë nuk ka, me ose pa vetëdije", u shpreh më tej ai. 

(Kosova Sot)