Sulmi i Al Shabaab vret 7 veta në Somali

  • 26 July 2016 - 13:54
Sulmi i Al Shabaab vret 7 veta në Somali

Së paku shtatë veta janë vrarë më 26 korrik gjatë një sulmi vetvrasës në bazën kryesore të paqeruajtësve të Unionit Afrikan në Mogadishu të Somalisë.

Al Shabaab, grupi i lidhur me Al Kaidën që po mundohet të heq nga pushteti qeverinë e përkrahur nga perëndimi e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Grupi militant ka rritur sulmet para zgjedhjeve të planifikuara në Somali.

(Kosova Sot)