Zhduken tre qytetarë në Shkup, ndër ta një vajzë 15-vjeçare

  • 26 July 2016 - 13:49
Zhduken tre qytetarë në Shkup, ndër ta një vajzë 15-vjeçare

Gjatë ditës së djeshme në Shkup është raportuar humbja e tre qytetarëve, mosha e të cilëve është 45, 15 dhe 26 vjeç, njoftoi policia.


Në stacionin policor në Kisella Vodë, ZH.Ç. ka raportuar se nga banesa e saj në drejtim të panjohur është larguar burri i saj Ç.R. (45).


Burri 54-vjeçar nga fshati Rashçe, nga Shkupi, ka paraqitur se dje rreth orës 07:30 nga shtëpia e tij është zhdukur vajza e tij 15-vjeçare, kurse M.A.(49) nga fshati Tisovica njoftoi se më 22 korrik në ora 19:30 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djali i tij I.M. (26) nga fshati Studeniçan.

(Kosova Sot)