Tahiri: Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë po i keqpërdorin grantet

  • 26 July 2016 - 14:38
Tahiri: Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë po i keqpërdorin grantet

Lideri i Sindikatave të Bujqve Kosovarë, Tahir Tahiri, thotë se Qeverisë sonë po i mungon Strategjia afatgjatë e investimeve në bujqësi dhe koha tregoi se për Qeverinë e Isa Mustafës bujqësia nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë një prioritet nacional.

"E keqja më e madhe e Ministrisë së Bujqësisë tash e më shumë se një dekadë, por edhe aktualisht që e menaxhojnë këtë ministri janë keqpërdorimet shumë të mëdha që po u bëhen granteve që janë të dedikuara për fermerët kosovarë nga ana e zyrtarëve të kësaj ministrie", theksoi ai në një prononcim për Gazetën Kosova Sot

(Kosova Sot)