I jepet lamtumira e fundit Dijamant Zabërgjës

  • 26 July 2016 - 15:18
I jepet lamtumira e fundit Dijamant Zabërgjës

Dijamant Zabërgjës – njërit nga tre viktimat shqiptare, që u vranë në sulmin e Mynihut i është dhënë lamturmira e fundit.

Ai është varrosur sot në fshatin Ropicë, në komunën e Vushtrrisë.

Në varrim, pos familjarëve, morën pjesë edhe shumë qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Pos Dijamantit, viktimë e këtij sulmi ishin edhe Sabina Sulaj dhe Armela Segashi, e cila varroset sot në ora 17:00 në Podujevë.

(Kosova Sot)