Salihaj: Qytetarët e Kosovës janë dorëzuar para një shtetit të kapur nga mafia politike

  • 26 July 2016 - 16:05
Salihaj: Qytetarët e Kosovës  janë dorëzuar para një shtetit të kapur nga mafia politike

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, mendon se pa krijimin e një elite politike të pakontestuar dhe të pakorruptueshme nuk ka asnjë gjasë që të luftohet krimi dhe korrupsioni.

Tutje, Salihaj shton se vendosja e sistemit të gjyqësisë nën kontrollin e një shteti tjetër është një zgjidhje, por, siç thotë, as përafërsisht e mirë siç do të ishte sikur këtë ta bënim ne vet.

"Vendosja e sistemit të drejtësisë nën kontrollin e një shteti tjetër do të thotë t'i jepet mundësia dikujt tjetër që ta kontrollojë indirekt shtetin, sepse i ka të gjitha mundësitë për vendosjen e një drejtësie selektive për të eliminuar politikanët e një krahu politik dhe për t'i toleruar politikanët e një krahu tjetër.

Por, në fund, ndoshta edhe ajo është një zgjidhje krahasuar me situatën e pashpresë që e kemi, ngase qytetarët e Kosovës pothuajse janë dorëzuar para një shtetit të kapur plotësisht nga mafia politike", ka theksuar deputeti Adem Salihaj për gazetën "Kosova Sot"

(Kosova Sot)