Hollonde: ISIS qëndron prapa sulmit në kishë (Video)

  • 26 July 2016 - 16:15
Hollonde: ISIS qëndron prapa sulmit në kishë (Video)

Pas sulmit në një kishë në jug të Francës ka reaguar edhe presidenti i Francës, Francois Hollande. Kreu i Elizes ka thënë se militantët e Shtetit Islamik qëndrojnë prapa sulmit në kishën e Saint-Etienne-du-Rouvray, ku dy agresorë morën peng disa persona, përfshirë një prift i cili u vra. Hollande, udhëtoi menjëherë drejt zonës ku ndodhi tragjedia dhe përgëzoi policinë për ndërhyrjen e shpejtë që bëri të mundur neutralizimin e autorëve.

Mediat e franceze raportuan se sulmuesit e vranë priftin para se policia t'i qëllojë ata për vdekje. Forsat e sigurisë arritën të shpëtojnë pengjet e tjera, dy murgeshat dhe disa besimtarë të cilët ndodheshin në kishë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 ku prifti 84-vjecar At Zhak Hamel, po mbante meshën e mëngjesit.

(Kosova Sot)