Maqedonia mund t'i fshijë nga lista zgjedhore 60% të mërgimtarëve shqiptarë

  • 26 July 2016 - 16:21
Maqedonia mund t'i fshijë nga lista zgjedhore 60% të mërgimtarëve shqiptarë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë ka publikuar në ueb faqe listën e 39 502 votuesve të dyshimtë të cilët deri më 19 gusht duhet të konfirmojnë të drejtën e tyre të votës. Qytetarët të cilët janë vendosur në këtë listë dhe të cilët dëshirojnë të ruajnë të drejtën për votim, duhet personalisht të paraqiten me letërnjoftim ose pasaportë në njësitë rajonale të KSHZ-së apo në ueb faqen e këtij Institucioni. Numri më i madh i votuesve të dyshimtë janë nga Çairi 8659 qytetarë, Tetova 6692 qytetarë, Gostivari 3532 qytetar, Karposh 4008 si dhe Qendër 3005 qytetarë.

Në listë të veçantë do të vendosen edhe 171.500 persona që jetojnë jashtë vendit. 

Pas publikimit të të dhënave të tyre mërgimtarët do të mund 'ti konfirmojnë KSHZ-së se do të mbeten në listën zgjedhore gjatë 25 ditëve të ardhshme. Këtë do të mund ta bëjnë nëse do të paraqiten personalisht ose përmes video-konferencave, aplikacion që po përgatit KSHZ-ja. Ndërkohë, ata persona të cilët nuk do të paraqiten nuk do të përfshihen në Listën zgjedhore por do të kenë mundësi të paraqiten në KSHZ gjatë kontrollimit publik para zgjedhjeve.

(Kosova Sot)