Dardan Sejdiu deklarohet pas zgjedhjes së nënkryetarit të parë të VV

  • 26 July 2016 - 17:47
Dardan Sejdiu deklarohet pas zgjedhjes së nënkryetarit të parë të VV

Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar pas zgjedhjes së nënkryetarit të parë të Lëvizjes VV, gjatë ditës së diele.

Ai premton se përgjegjësinë e dhënë do ta kryej me bindje sipas parimeve të Lëvizjes, raporton “Kosova Sot Online”.

“Të dielën, me propozim të Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Visar Ymeri, delegatët e Këshillit të Përgjithshëm në mbledhjen zgjedhore më besuan me detyrën e nënkryetarit të parë të Lëvizjes.

Ky besim i dhënë, për mua është një përgjegjësi të cilën e pranoj me shumë bindje që rrugëtimi përpara është i mundshëm vetëm duke i qëndruar besnik Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shtyllat e të cilës janë thellë të vendosura mbi luftën tonë për vetëvendosje dhe një shtet social-demokrat”,thuhet në postimin e Sejdiut.

(Kosova Sot)