Komunat që do të mbesin pa rrymë nesër

  • 26 July 2016 - 17:51
Komunat që do të mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka konfirmuar përmes një komunikate se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës elektrike në Pejë, Istogu, Ferizaj, e Shtime.

Në komunikatën e KEDS-it thuhet:

Më 27.07.2015 në NS110/10 kV Istogu do të shkyçet:

Dalja 10 kV Vrella (54000002) prej orës 07:00 deri në orën 09:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Cerrca, Lubozhda, Vrella dhe Stupe.

Shkyçja bëhet për shkak të kryerjes së punimeve në pjesën e Lugut të Istogut.

Më 27.07.2016 në NS 110/10kV Peja 2 do të shkyçet:
Dalja 10 kV Qerdhja e fëmijëve (51000003) prej orës 07:00 deri në orën 11:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. e TMK-së nga Shtëpia e mallrave deri te Universiteti Haxhi Zeka, çerdhja e fëmijëve, banesat e pensionistëve, Lagja rreth Kullës së Pashës dhe banesat Selman Uka.

Arsyeja e shkyçjes: shtrirja e kabllos së tensionit të lartë dhe punimi i lidhëseve

Më 27.07.2015, në NS 35/10 kV Ferizaj III do të shkyçet:
Dalja 10 kV Nikadini (40042007) prej orës 11:00 deri në orën 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fabrika e Veglave, Universiteti AAB, TS Stabilimenti Shpërndarëse.

Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të izolatorëve në Stabilimentin Shpërndarës-Autoshkolla.

Po ashtu, për shkak të punëve të planifikuara në daljen 10 kV Nikadini, sipas nevojës:

Më 27.07.2015 në NS 110/35/10 kV Bibaj do të shkyçet:

Dalja 10 kV Qyteti (40000001) prej orës 11:00 deri në orën 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e rrugës Rexhep Bislimi dhe fshati Nikadin.

Ndërrimi i izolatorëve të dëmtuar në Stabilimentin Shpërndarës Auto Shkolla.

Më 27.07.2015 në NS 35/10 kV Shtime do të shkyçet:

Dalja 10 kV Rashinca (41046001) prej orës 10:00 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbetën: Rashinca, Vojnoci, Muzeqina, Davidoci, Gjergjaj.

Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të shtyllave te dëmtuara nga ekipet e mirëmbajtjes DFE.

(Kosova Sot)