Janinë, bariu shqiptar 20-vjeçar mbytet në det teksa lahej me shokun

  • 26 July 2016 - 18:03
Janinë, bariu shqiptar 20-vjeçar mbytet në det teksa lahej me shokun

Një 20-vjeçar shqiptar në Janinë humbi jetën sot fatkeqësisht pasi u mbyt në det në zonën e Gaza Sagiada.

Ai ishte së bashku me një shokun e tij, gjithashtu shqiptar. Të dy punonin si bari në zonën e Janinës. 

Ka qenë shoku i 20-vjeçarit që njoftoi autoritetet kur gjeti të pajetë të riun.

Shqiptari u dërgua me ambulancë në spital, por nuk mundi që të mbijetonte. 

Trupi i tij i pajetë ndodhet në morgun e Janinës për t’iu nënshtruar autopsisë, kurse autoritetet nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

(Kosova Sot)