Tiranë, shpërndahen banesat sociale për 177 familje

  • 26 July 2016 - 18:11
Tiranë, shpërndahen banesat sociale për 177 familje

Pas miratimit në Këshillin Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u dorëzoi çelësat e shtëpive 177 familjeve në nevojë, të cilat plotësonin kriteret për banesë sociale në Shkozë.

“Më vjen mirë që këtij komuniteti dhe kësaj lagjeje do t’i bashkohen edhe 177 familje të tjera. Familje jashtëzakonisht nevojtare, ish të përndjekur dhe të persekutuar, që nuk kanë parë një ditë të bardhë, por sot ka ardhur dita që të marrin edhe ata banesat e tyre. Familje që kanë anëtarë persona me aftësi të kufizuar, të cilët e kanë të pamundur me çmimet e tregut që të përballojnë qiranë, siç e ka sot tregu, ose e kanë të pamundur të marrin një kredi prej kushteve ekonomike.

Veliaj  kërkoi nga banorët e rinj të kësaj lagje që t’i mirëmbajnë banesat e reja, në mënyrë që ajo të kthehet në një nga lagjet model të Tiranës për mënyrën e menaxhimit dhe pastrimit. Kryetari veliaj premtoi se se shpejti do te nisin te nderotehn edhe shtepi te reja per komunitetin rome ne vendin ku ata kane improvizuara barakata e tyre. 

(Kosova Sot)