SHBA dënon vrasjen e priftit francez

  • 26 July 2016 - 20:13
SHBA dënon vrasjen e priftit francez

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar me “fjalët më të ashpra të mundshme” sulmin në një kishë në Francë, nga i cili u vra një prift 86 vjeçar.

Për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Sulmi ishte kryer nga dy individë, të cilët janë vrarë nga policia, shkruan rel.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ned Price, tha se Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për mbrojtjen e lirisë së religjionit dhe të të gjitha feve. Ai theksoi se ky përkushtim nuk do të zbehet për shkak të sulmit të sotëm në rajonin e Normandisë në Francë.

(Kosova Sot)