Opozita kundër seancës parlamentare të enjten, Bylykbashi: Eshtë provokim

  • 26 July 2016 - 21:46
Opozita kundër seancës parlamentare të enjten, Bylykbashi: Eshtë provokim

Nismën e Partisë Socialiste për të miratuar ligjin e vetingut të enjten, opozita e konsideron një provokim. Gjatë një interviste për Abcnews, deputeti Oerd Bylykbashi tha se socialistët po kërkojnë konflikt me thirrjen që i bëjnë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe seancën parlamentare të enjten.

Bylykbashi shpjegoi se ndryshimet kushtetuese që u miratuan me 140 vota duhet të botohen më parë në Fletoren Zyrtare. Më pas duhet të kalojnë 15 ditë që ato të hyjnë në fuqi. Më herët, nuk mund të shqyrtohen ligje që nuk kanë bazë kushtetuese, u shpreh deputeti demokrat. “LSI nuk do t’i bashkohet socialistëve në këto procedura” tha Bylykbashi.

(Kosova Sot)