Jahjaga flet në një panel me ish-sekretaren Albright

  • 26 July 2016 - 21:58
Jahjaga flet në një panel me ish-sekretaren Albright

Ish–presidentja e vendit Atifete Jahjaga, përmes Facebookut ka njoftuar se sot është takuar me ish-sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright.

Jahjaga ka shkruar se “me të bisedova për sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe nevojën për mbështjetje dhe prani të vazhdueshme amerikane në Kosovë dhe rajon.”

Në vazhdim ish – presidentja ka thënë se “kam nderin që në kuadër të Konventës Demokratike në SHBA, nesër jam e ftuar të marr pjesë në panelin e njëjtë me zonjën Albright, për të diskutuar sfidat me të cilat gratë përballen në politikë.

(Kosova Sot)