Orban: Çdo emigrant është një rrezik potencial terrorizmi

  • 26 July 2016 - 22:11
Orban: Çdo emigrant është një rrezik potencial terrorizmi

Kryeministri hungarez, Viktor Orban përsëriti sot qëndrimin e tij të ashpër ndaj imigrantëve duke refuzuar çdo politikë evropiane që do të detyronte vendin e tij të pranonte refugjatë.

“Për ne imigracioni nuk është zgjidhje, por problem”, deklaroi Orban gjatë takimit me kancelarin austriak, Christian Kern, shkruan atsh.

”Nuk ka nevojë për një politikë të përbashkët evropiane për imigracionin. Kush ka dëshirë të marrë imigrantë, le t’i marrë, por mos na detyroni edhe ne të bëjmë këtë gjë”, theksoi ai.

”Çdo imigrant është një rrezik potencial terrorizmi”, tha Orban.

(Kosova Sot)