Plagos me thikë në fyt italianin, arrestohet sipërmarrësi shqiptar: Më dhe 12 mijë euro më pak!

  • 26 July 2016 - 23:08
Plagos me thikë në fyt italianin, arrestohet sipërmarrësi shqiptar: Më dhe 12 mijë euro më pak!

Një sipërmarrës shqiptar ka plagosur një italian, i cili e kishte punësuar që firma e tij t’i bënte disa rikonstruktime në banesë.

Policia italiane ndërhyri në kohë duke vënë në pranga Enver Kasën 48 vjeç. Ai ka qëlluar me thikë në fyt punëdhënësin 32-vjeçar, me të cilin nisi të grindej në rrugë. “Mungojnë 12 mijë euro”, insistoi shqiptari.

Shqiptari kërkonte 70 mijë euro për punën e tij, por italiani i kishte dorëzuar 12 mijë euro më pak se kjo shumë.

(Kosova Sot)