Demarkacioni ia "avullon" 280 hektarë familjes Bajramaj (Dokument)

  • 26 July 2016 - 09:53
Demarkacioni ia

Bajramaj: Marrëveshja me Malin e Zi na i lë varret e gjyshërve e stërgjyshërve matanë.

"Deri në vitin 1998 ne i kemi shfrytëzuar ato prona dhe taksat për masën drusore e kemi paguar në Pylltarinë e Pejës. Tani ky far Meha me shokët e tij me një vijë lapsi po m'i lë jashtë kufirit 280 hektarë. Kurrë kufiri nuk ka qenë aty ku këta po thonë", është shprehur për "Kosova Sot" tejet i revoltuar në institucionet e shtetit Jashar Bajramaj

Familja Bajramaj e Shkrelit të Rugovës ka qenë dikur familje shumë e madhe dhe ekonomikisht shumë e fuqishme, të cilët merreshin me blegtori , por edhe me shitjen e masës drusore edhe të drurit teknik, ngase posedonim afro 400 hektarë kullosa dhe pyje, të cilat i kanë shfrytëzuar deri në vitin 1998. Jashar Bajramaj, njëri nga pjesëtarët e kësaj familjeje, është tejet i shqetësuar në politikën që është ndarë në dy taborre lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, në vend se të ishin unik në këtë çështje. "Ne si familje dikur kishim 100 hektarë pyje e kullosa këndej, te vendi i quajtur "Qafa e Dasmorëve" , por pasi që qëndronim mirë ekonomikisht nga bashkëvendësit tanë i kemi blerë edhe 280 hektarë ngjitur dhe përtej vendit të quajtur 'Qafa e Dasmorëve' dhe për këtë pas shumë hulumtimeve kemi gjetur edhe kontratat për shitblerjen e atyre pronave. Aty kishim edhe varret e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë", është shprehur ai. 

 

Image

 

Dokumentacionin do t'ua vë në dispozicion liderëve Ai shtron pyetjen sublime se kush do t'i varroste familjarët në pronat e huaja, në shtetin e huaj, siç po pretendojnë tani këta me ketë vijë të demarkacionit. I frustruar Bajrami shprehet për gazetën "Kosova Sot": "Deri në vitin 1998 ne i kemi shfrytëzuar ato prona dhe taksat për masën drusore e kemi paguar në Pylltarinë e Pejës. Tani ky far Meha me shokët e tij me një vijë lapsi po m'i lë jashtë kufirit 280 hektarë. Kurrë kufiri nuk ka qenë aty ku këta po thonë", është shprehur ai i revoltuar. Bajramaj nga Shkreli i Rugovës thotë se vija e demarkacionit të kufirit më Malin e Zi ua ka lënë përtej kufirit varret e gjyshërve dhe stërgjyshërve së bashku edhe me 280 hektarë kullosa dhe pyje atje përtej 'Qafës së Dasmorëve'. Ai pretendon se kanë dokumentacion valid si dëshmi që ato prona i kishin blerë nga bashkëvendësit e tyre dhe se ketë dokumentacion mund t'ua vë në dispozicion liderëve, të cilët po thonë se Kosova nuk e humb asnjë metër katror prona dhe institucioneve të shtetit të Kosovës dhe komisionit për Demarkacion si dëshmi se ato prona janë ligjërisht të tyre.

Image

"Kufiri me Malin e Zi ka qenë përtej "Qafës së Dasmorëve" Jashar Bajramaj shprehet se me famil jen e gjerë jetojnë në pronat e tyre afër Banjës së Pejës, ku kanë më se 20 hektarë tokë e shtëpi në posedim. Thotë se të gjithë rugovasit e dinë, në veçanti ata të zonës së lartë të Rugovës, se kufiri me Malin e Zi ka qenë përtej 'Qafës së Dasmorëve', vetë toponimi i njohur si "Qafa e Dasmorëve", toponim puro shqip, flet qartë për ata që e kuptojnë këtë gjuhë që është dashtë të mbrojnë ato toka e jo t'i falin."Politikanëve dhe atyre të komisionit shtetëror për përcaktimin e kufirit është dashur t'ua rrokë mendja se bëhet fjalë për tokë shqiptare, e jo malazeze. Po të kishte qenë tokë e Malit të Zi nuk do të kishte sot edhe kësaj dite emërtim shqip", shprehet ai. Familja Bajramaj nuk do të rresht së dëshmuari për të drejtën mbi pronën që ka për ato 280 hektarë që Komisioni i Demarkacionit të kufirit po pretendon të ia falë Malit të Zi, si dhe gjithmonë do të këmbëngulin për të dëshmuar se ato treva janë shqiptare, janë të Kosovës dhe varret e familjarëve të tyre duhet të mbeten në tokën e Kosovës, e jo andej. 

(Kosova Sot)