Emiljano Shullazi dyshohet se mori peng Gazmend Çollakun, prokuroria i kërkon gjak për ADN

  • 26 July 2016 - 23:39
Emiljano Shullazi dyshohet se mori peng Gazmend Çollakun, prokuroria i kërkon gjak për ADN

Prokurorët që po hetojnë vrasjen e Gazmend Çollakut dyshojnë se Emiljano Shullazi është një nga ekzekutorët. Shullazit i është kërkuar një kampion gjaku për t’u analizuar. Ekspertët mjeko-ligjorë do të krahasojnë ADN-në e Shullazit me ADN-në e gjakut. që u gjet në makinën e ish policit Ervin Dalipaj. Më këtë makinë u mor peng Gazmend Çollaku, rreth 6 muaj më parë. Para se të ekzekutohej në Murqan të Krujës, viktima u lidh dhe u keqtrajtua.

Në makinë u gjetën edhe njolla gjaku që mendohet se i përkisnin pengmarrësve. ADN do të krahasohet, pasi hetuesit dyshojnë se Emiljano Shullazi ishte në makinën e pengmarrësve. Abcnews raporton se Emiljano Shullazi është treguar i gatshëm të japë gjak për të mundësuar analizat. Për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës mbetet në qeli Denis Shtraza, i dyshuar si njëri nga rrëmbyesit.

(Kosova Sot)