Motori aksidenton shumë rëndë kalimtarin te Kopshti Botanik

  • 27 July 2016 - 12:42
Motori aksidenton shumë rëndë kalimtarin te Kopshti Botanik

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e djeshme pranë Kopshtit Botanik, Tiranë.

Sipas dëshmitarëve, motori me një shpejtësi të madhe, ka përplasur një kalimtar të rastësishëm në rrugë, duke rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarit.

Menjëherë,  njerëz të rastësishëm në vendngjarje, kanë bërë të mundur transportin e të aksidentuarit drejt spitalit.

Po i njëjti burim, tha se ngjarja e rëndë nuk u pasqyrua fare në media, pavarësisht faktit se të tilla manovra shpejtësie nga drejtues mjetesh të ndryshme po krijojnë probleme serioze për jetën dhe sigurinë e kalimtarëve në rrugë.

(Kosova Sot)