Blen biçikletën nga fëmija 20 euro, arrestohet

  • 27 July 2016 - 13:16
Blen biçikletën nga fëmija 20 euro, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vitomiricë, ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se një i dyshuar mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë e ka mashtruar djalin e tij viktimën e moshës së mitur dhe nga i njëjti i ka marrë një biçikletë për 20 euro, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Policia thotë se njësiti policor ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)