Mustafa: SHBA-ja, vend i demokracisë në vepër (Foto)

  • 27 July 2016 - 13:24
Mustafa: SHBA-ja, vend i demokracisë në vepër (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marr pjesë në takimin ndërkombëtar të liderëve të ftuar nga NDI.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka deklaruar se shkruar se SHBA-ja është vend i demokracisë në vepër.

“Në Filadelfia të SHBA-së, po marr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Liderëve, të ftuar nga NDI. Një rast i jashtëzakonshëm për të takuar njerëzit që përkrahën Kosovën në ditët më të vështira; për të këmbyer opinionet për shumë fusha aktuale. SHBA, vend i demokracisë në vepër!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

(Kosova Sot)