Ministria e Drejtësisë ofron mbështetje për Kryeprokurorinë

  • 27 July 2016 - 14:57
Ministria e Drejtësisë ofron mbështetje për Kryeprokurorinë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot kyeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj, njofton kumtesa ministrore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me këtë Hoxha, përgëzoi kryeprokurorin Lumezi siç thotë kumtesa, për angazhimin e vazhdueshëm për pavarësinë e sistemit prokurorial, ndërsa potencoi qëndrimet dhe përkushtimin e saj që Prokuroria do të ketë mbështetjen e fuqishme në funksionimin sa më të mirë të saj.

Lumezi, e njoftoi Hoxhën, siç potencohet në kumetët, me të arriturat, sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet Prokuroria e Kosovës, ndërsa theksoi se është e nevojshme të bëhet ndryshimi i Kodit Penal dhe Procedurës penale të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe gjykimin e paanshëm.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan nevojën e krijimit të grupeve punuese për ndryshimet në Kodin penal dhe Kodin e Procedurës penale, trajtimin e disa fushave specifike me prioritet, me ç’rast ministrja Hoxha u zotua për ofrimin e ndihmës së plotë gjatë këtyre proceseve.

(Kosova Sot)