Itali, arrestohet mafiozi shqiptar i dënuar me 20 vjet burg

  • 27 July 2016 - 15:17
Itali, arrestohet mafiozi shqiptar i dënuar me 20 vjet burg

Policia italiane ka arrestuar në qytetin e Imperias, shqiptarin Altin Tola, i kërkuar që prej vitit 2012 nga drejtësia italiane.

Arrestimi i 51-vjeçarit nga Durrësi u bë gjatë një kontrolli për persona të kërkuar. Sipas mediave italiane Tola ra në sy të policisë, pasi tregoni nervozizëm kur ata hynë në lokalin ku ndodhej shqiptari për kontroll. Altin Tola hyri në tualetin e lokalit duke u munduar t’i shpëtojë vëzhgimit të policëve, por këta të fundit e ndoqën dhe e detyruan të dali jashtë.

Gjatë kontrollit ai rezultoi me dokumente false, por në banesën ku jetonte shqiptari policia ka gjetur pasaportën e babait të tij, fakt që ka çuar në zbulimin e identitetit të vërtetë të shqiptarit.

Ndaj tij rëndon dënimi me 20 vite burg me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar armësh, prodhim e trafikim lëndësh narkotike e krime të ndryshme të kryera në qytetin e Milanos dhe në Tiranë.

(Kosova Sot)