Alarmi për bombë në Aeroportin e Gjenevës u bë nga një grua e cila kishte për qellim të mos e linte burrin të largohej

  • 27 July 2016 - 17:05
Alarmi për bombë në Aeroportin e Gjenevës u bë nga një grua e cila kishte për qellim të mos e linte burrin të largohej

Një grua e ka pranuar se ka telefonuar për të paralajmëruar për një kërcënim me bombë – i cili bëri që masat e sigurisë të rriten shpejt në Aeroportin e Gjenevës – në një përpjekje për të mos e lejuar burrin e vet që të largohej me aeroplan.
Alarmi i rremë ka shkaktuar kaos trafiku për disa orë në aeroportin shumë të frekuentuar në kufirin francez-zviceran, pasi policia e Gjenevës mori një informatë rreth telefonatës nga homologet francez.

“Ajo tha se sot, një person me bombë do të jetë në sektorin francez të aeroportit,” kështu ka thënë zyra e prokurorit të Gjenevës.

Por pasi që ishte konfrontuar nga oficerët e policisë, ajo e ka pranuar motivin e vërtetë të thirrjes.
“Ata kanë zbuluar se gruaja që e ka pranuar se e ka bërë thirrjen e ka shpjeguar se e ka bërë një gjë të tillë për të parandaluar burrin e saj të nisej,” tha zyra e prokurorin në komunikatë për media.

(Kosova Sot)