Aksident tragjik në Itali, vdes një shqiptar (Foto)

  • 27 July 2016 - 17:29
Aksident tragjik në Itali, vdes një shqiptar (Foto)

Një aksident tragjik, i ndodhur në “Piazola sul Brenta”, në Padova ka rezultuar fatal për jetën e një shqiptari në Itali. Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Ky aksident ka ndodhur sot rreth orës 6:30 minuta të mëngjesit, kur ai po udhëtonte me një makinë “Opel Korsa”. Raportohet se shqiptari ka qenë duke ecur në korsinë e kundërt, kur u përplas me një kamion.

Për pasojë, makina e shqiptarit u dëmtua rëndë dhe drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Ndërkaq, kamioni përfundoi në kanal.

 

(Kosova Sot)