32 kg kanabis në makinë, policia shpall në kërkim Altin Lalën

  • 27 July 2016 - 17:36
32 kg kanabis në makinë, policia shpall në kërkim Altin Lalën

Policia e Lezhës ka sekuestruar 32 kg kanabis, ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesin e saj. Droga është gjetur në një automjet që po lëvizte në zonën malore në Selitë të Kurbinit.

“Nga veprimet hetimore rezulton se rezulton se ky mjet është i shtetasit Altin Lala i cili u shpall në kërkim për veprën penale “ Prodhim dhe shitje të narkotikëve “ parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal pasi gjatë kontrollit të mjetit u gjend dhe u sekuestrua një sasi prej 32 kg lende bimore e dyshuar kanabis sativa e futur në shtatë thasë sintetik.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë në mjet me Altin Lalen. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot)