Sulmi me benzinë në Spitalin Ameriakan, ndërron jetë edhe një pacient tjetër

  • 27 July 2016 - 18:31
Sulmi me benzinë në Spitalin Ameriakan, ndërron jetë edhe një pacient tjetër

Shkon në 4 numri i viktimave të ngjares në Spitalin Amerikan. Së fundi raportohet se ka ndërruar jetë edhe shtetasi Dashamir Saraçi, 47 vjeç, i cili u sulmua me benzinë nga Lefter Canaj.

Saraçi qëndroi për dy ditë në reanimacion, por nuk mundi të shpëtonte për shkak të nivelit të lartë të djegies që kishte pësuar.

Një ditë më parë ndërroi jetë në spital edhe autori i ngjarjes, Lefter Canaj.

Ngjarja ndodhi në pavionin e Hemo-Dializës të Spitalit Amerikan, ndërsa nuk ka ende një shpjegim për motivet e konfliktit mes Canajt dhe Saraçit.

Bashkë më ta humbën jetën edhe dy paciente të tjera, Hanife Mali dhe Sanije Sulaj.

(Kosova Sot)