Policia izraelite gjatë bastisjeve vret një palestinez

  • 27 July 2016 - 18:51
Policia izraelite gjatë bastisjeve vret një palestinez

Një burrë palestinez është vrarë dhe tre të tjerë janë arrestuar gjatë një bastisjeje të kryer nga forcat izraelite natën e kaluar lidhur me vrasjen e një koloni hebre që ndodhi më herët këtë muaj.

Ministria palestineze për Shëndetësi tha se Muhammad Fiqih është vrarë dhe të paktën pesë persona të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në qytetin Surif në Bregun Perëndimor në të cilat forcat izraelite përdorën plumba gome.

Ushtria izrealite në një prononcim pretendon se burri i vrarë ka qenë pjesë e celulës së Hamasit dhe se është vrarë gjatë shkëmbim zjarrit.

Izraeli akuzon Hamasin së është përgjegjës për të shtënat e 1 korrikut ku gjeti vdekjen koloni hebre Michael Mark, ndërsa mbetën të lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Ushtria ka publikuar video të operacionit në fjalë përfshirë inçizim nga shtëpia për të cilën pretendon se ka qenë strehimore e Fiqih-ut e cila më vonë u qëllua nga një predhë anti-tank dhe u rrafshua përtokë nga një buldozer.

(Kosova Sot)