Kanceri i rrallë në zorrën qorre, i kanë mbetur edhe disa javë jetë

  • 27 July 2016 - 19:15
Kanceri i rrallë në zorrën qorre, i kanë mbetur edhe disa javë jetë

Një burrit i është thënë që i kanë mbetur vetëm edhe disa javë jetë, pasi që zorra e tij e verbër, që i ishte prekur nga tumori, kishte shpërthyer, duke bërë që kanceri t'i përhapej në gjithë trupin. Adrian Hosken, 39-vjeçar, për herë të parë në spital kishte shkuar në shkurt të vitit 2011, kur kishte pasur dhimbje të tmerrshme të stomakut. Doktorët menjëherë kishin dyshuar në çrregullimet me zorrën e verbër, andaj edhe ishte vendosur në listën e pritjes për operacionin për heqjen e organit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Të nesërmen, ai ishte zgjuar me dhimbje të tmerrshme dhe doktorët e kishin kuptuar që zorra qorre - që ishte pushtuar nga kanceri - kishte shpërthyer, duke e përhapur sëmundjen në mëlçi, diafragmë dhe në zorrë. Mbetjet e infektuara të zorrës qorre kishin bërë që organet të ngjiteshin me njëritjetrin dhe të ngurtësoheshin, me doktorët që pastaj kishin pompuar gaz në trupin e tij, me shpresën që do t'i ndaheshin organet.

Image

Doktorët nuk mund të bëjnë asgjë më shumë

Një javë më vonë një biopsi e ka konfirmuar që ai kishte një formë të rrallë të kancerit të zorrës qorre, që vret 90 për qind të pacientëve brenda pesë vjetëve. Dy vjet më vonë ai ishte diagnostikuar me kancer në lukth, mëlçi dhe zorrë. Para një jave zotëri Hosken-it i është thënë që doktorët nuk mund të bëjnë asgjë më shumë dhe se atij i kanë mbetur vetëm edhe disa javë jetë. Bashkëshortja e tij, Angela, 36-vjeçare, është e përkushtuar që ta zgjas jetën e partnerit të saj, në mënyrë që ai të jetë në gjendje të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tyre - Noah, dyvjeçar dhe Adriela, nëntëmuajshe. Zotëri Hosken, nga Bromlli i Anglisë, ka thënë: "Sikur të mos më kishte shpërthyer zorra qorre, doktorët do të ma kishin hequr dhe kësisoj unë do të mund të kisha jetuar pa kancer. Jam vetëm 39-vjeçar. Nuk jam i gatshëm ta lë bashkëshorten dhe fëmijët e mi".

Kimioterapia nuk do të mund të mos funksiononte

Pas diagnostikimit, zotëri Hosken e ka ngrirë spermën e tij, mirëpo doktorët i kishin thënë që gjasat janë të mëdha që kanceri e kishte lënë jopjellor. Gjithsesi, pa kaluar shumë kohë bashkëshortja e kishte kuptuar që kishte mbetur shtatzënë, në kohën kur çifti po përgatitej për ta filluar procedurën për fertilizim in vitro. "Doktorët na patën thënë gjasat ishin të mëdha që unë nuk do të mund të bëhesha baba, andaj jemi befasuar kur bashkëshortja ka mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale. Tani ndihemi sikur Noah dhe Adriela janë mrekulli në vete", ka shtuar ai. Hosken u është nënshtruar dy raundeve të kimioterapisë dhe disa operacioneve, mirëpo, secilën herë sëmundja është rikthyer brenda disa muajve. Trajtimet për tumorin në mëlçi, diafragmë dhe zorrë ka dështuar dy herë. Këtu përfshihet edhe operacioni për largimin e një pjese të zorrëve, që e ka lënë atë me një qeskë stomak. Doktorët madje e kishin paralajmëruar që kanceri i tij ishte aq agresiv, saqë kimioterapia do të mund të mos funksiononte.  

(Kosova Sot)