Asambleistja e PDK-së me vello në Kuvendin Komunal

  • 27 July 2016 - 20:08
Asambleistja e PDK-së me vello në Kuvendin Komunal

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Prizrenit ndodhi edhe diçka e pazakonshme që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Para se të përfundojë punimet mbledhja e Kuvendit, kryesuesi Kujtim Gashi, lejoi 5 minuta pushim që këshilltarët komunal të dalin në oborr për të bërë fotografi me kolegen e tyre nga radhët e PDK-së, Agnesa Bytyçi, e cila e veshur në vello të bardhë kishte ardhur në ditën e saj të dasmës të përshëndetet me kolegë, duke ardhur në mënyrë më të veçantë se herëve të tjera.

E kolegët e saj nuk hezituan për t’i uruar Agneses jetë të lumtur, përplot mbarësi e harmoni me bashkudhëtarin e saj të jetës.

(Kosova Sot)

vello-593x330