Edi Rama sqaron çështjen rreth “Vetting-ut”

  • 27 July 2016 - 21:46
Edi Rama sqaron çështjen rreth “Vetting-ut”

Edi Rama në faqen e tij zyrtare në facebook,ka dhënë disa sqarime lidhur me reformën në drejtësi.

Kjo ka qenë krye temë kohëve të fundit në Shqipëri, shkruan “Kosova Sot Online”.

“E bojkotuan me muaj të tërë Komisionin e Reformës në Drejtësi dhe tani thonë s'kemi lexuar as projektligjin e Vetingut të gjykatësve e të prokurorëve, as 6 ligjet e tjera bazë për fillimin e zbatimit të reformës!

Ankohen se një dorë e zezë po prish konsesusin, sepse u kërkohet thjesht të bëjnë detyrën dhe të vijnë në komision për të mbyllur sa më parë ligjin kyç, pa të cilin Brukseli nuk i hap dot rrugë rekomandimit për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë!

Dhe vazhdojnë akuzat qesharake direkte apo të nënkuptuara, kundër një komploti që e paskan shpartalluar me fuqinë imagjinare të një konsensusi, të cilin në fakt e dhanë (kur u ça muri shurdh i Shqupit e ishin bërë 94 votat e nevojshme) mu në zgripin e humnerës së pasojave të rënda, politike e personale, që i prisnin në raport me SHBA e BE, pas 21 korrikut, të gjithë ata që do votonin kundër reformës.

Po ja e vërteta rreth kësaj sajese të re, shprehur nga aleatët strategjikë përmes mediave, pak çaste më parë:

BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.
Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë.

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

************

Both EU and US have urged a swift adoption of the 7 laws, vetting law first among them, in order to expedite the implementation of the Justice Reform package.

This has been communicated to all political leaders, and Speaker Meta has confirmed that he as a speaker is ready to call for an extraordinary session of the Parliament as soon as the Constitutional Amendments enter into force ( 11 August), given that parliamentary party chairs agree to this.

Swift adoption of the implementing laws is a precondition for the beginning of the implementation of the Justice Reform, and of fundamental importance for Albania's EU path.” është postimi i plotë I tij.  

(Kosova Sot)