Evakuohet një qendër tregtare në Bremen, frikë për sulm terrorist

  • 27 July 2016 - 23:27
Evakuohet një qendër tregtare në Bremen, frikë për sulm terrorist

Në Bremen të Gjermanisë, policia ka evakuuar një qendër tregtare për shkak të frikës nga sulme terorriste.

Policia gjermane u alarmua pasi një 19-vjeçar me preardhje algjeriane, iku nga një spital psikiatrik. Ai dyshohet se ka lidhje me ekstremistët islamikë, shkruan gazeta gjermane Bild.

Duke iu referuar burimeve policore, Bild shkruan se një person që ishte në qendër tregtyare kishte sjellje të çuditshme, duke mos dhënë detaje të tjera.

Personi i dyshuar është në arrati.

Autoritet gjermane e kanë përshkruar evakuimin e kësaj qendre si “operacion anti-terrorist”.

Javën e kaluar, një Munih të Gjermanisë, një i ri gjermano-iranian vrau 9 persona në qendrën tregtare “Olypmia”. Sulmuesi më pas vrau veten.

Në mesin e viktimave të Munihut, ishin edhe tre shqiptarë.

(Kosova Sot)