Forcat progresive ta shpëtojnë shtetin

  • 28 July 2016 - 07:55
Forcat progresive ta shpëtojnë shtetin

Kosovës i duhet qeverisje e meritorëve.

"Po, tani po shihet që e vetmja rrugë për të ndërruar këtë klasë politike të degjeneruar dhe materializuar deri në fund, është që klasa intelektuale dhe biznesi i ndershëm të bëhen bashkë për të sjellë ndryshimin rrënjësor me alternativë të përshkallëzuar për ndryshime pozitive", theksoi Blerim Burjani,raporotn Gazeta Kosova Sot

F utja e vendit në krizë të thellë politike e zhvillimore nga kjo klasë politike, që po qeveris me vendin tash e 17 vjet, me rrotullime të ndryshme herë në pozitë dhe në opozitë, sipas analistëve politikë, po bën që me vonese të madhe, por gradualisht dhe shumë sigurt të ngrihet gatishmëria e forcave progresive, vullneti dhe vetëdija e inteligjencës dhe individëve me vlera morale e profesionale në shoqëri, si kuadro eminente, që të përfshihen në politikë për ta ndryshuar mentalitetin e partive, që gati për dy dekada e lanë Kosovën në qorrsokak. Analisti politik, Blerim Burjani, tha për "Kosova Sot" se tani më qytetari ka filluar të bindet se duhen ndryshime serioze, por nga ana tjetër edhe inteligjenca dhe shoqëria civile po përgatiten të ofrojnë alternativë të re për ndryshime, sepse kjo klasë politike është tej konsumuar dhe nuk mund të ofrojë në asnjë mënyrë perspektivë dhe ndryshime pozitive, derisa në vazhdimësi ka prodhuar kriza dhe e ka frenuar në ekstrem zhvillimin e vendit, me pasoja të pa riparueshme për qytetarin. "Po, tani po shihet që e vetmja rrugë për të ndërruar këtë klase politike të degjenuar dhe materializuar deri në fund, është që klasa intelektuale dhe biznesi i ndershëm të bëhen bashkë për të sjellë ndryshimin rrënjësorë me alternativë të përshkallëzuar për ndryshime pozitive", theksoi ai. 

Shteti ka stagnuar Sipas Burjanit, po shihet qartë që këta që tani janë në pushtet, kush në atë lokal e kush në pushtetin qendror, këta si klasë politike nuk kanë as kapacitete më të mëdha, por as kapital profesional e moral për të udhëhequr tutje në politikë dhe zhvillim të vendit. Kjo klasë politike ishte totalisht e paaftë në qeverisje, për çka u dëshmua për 16 vjet e më shumë që lamë pas. "Pas shpalljes së pavarësisë së vendit po kjo klasë politike u dëshmua në mënyrë të veçantë për dështimin më të madh të vetëqeverisjes funksionale si shtet i ri, u dëshmua tepër e dështuar edhe për të udhëhequr bisedime serioze në interes të fuqizimit të shtetit, për të bërë diplomaci ofensive dhe për ta bërë një shtet të zhvilluar ekonomikisht. Të gjitha këto parti politike e bënë shtetin pronë të interesave të tyre, një mish mash të madhe, si thotë populli e bën ,,rrush e kumbulla", duke u shndërruar në grupe mashtruese klienteliste dhe duke përfituar në emër të besimit e të votës së qytetarëve", tha Burjani. "Pra, koha po ecën e shteti ka stagnuar deri më tani shumë me një politikë që u ngjason sistemeve feudale, politikë e çakorduar me krim dhe mungesë të barazisë para ligjit", tha analisti Blerim Burjani..(Më gjersisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)

(Kosova Sot)