Indiferenca e sovranit i lejon politikanët të sundojnë

  • 28 July 2016 - 07:59
Indiferenca e sovranit i lejon politikanët të sundojnë

Sapo marrin votën, harrojnë premtimet dhe ligjin.
 

Sipas analistëve, shumica e kësaj klase politike është mësuar dhe po vazhdon të luajë rolin e pashallarëve dhe të sundimtarit, sepse është një klasë politike, e cila akoma nuk është ndërgjegjësuar sa duhet për besimin që i jep qytetari, por i shikon interesat e veta individuale, apo qofshin edhe ato të klientelave e grupeve të interesit,raporotn Gazeta Kosova Sot

Shumica e partive politike ekzistuese në Kosovë, pa ndonjë dallim të theksuar, respektivisht zyrtarët e tyre të zgjedhur në pozita të ndryshme të institucioneve të nivelit lokal e qendror, e kanë bërë pothuajse praktikë dhe rregull të zakonshëm që nga momenti i marrjes së pushtetit, rehatisë në kolltukun që ia ka siguruar vota, të sillën sikur të kishin qenë pashallarë dhe sundues të përjetshëm, shefa të pazëvendësueshëm dhe sundues të këtij populli që po mashtrohet vazhdimisht, nga një proces elektoral në tjetrin. Vetëdijesimi i kësaj klase politike që të mos shkëputet nga interesi bazë i qytetarit, por të merret seriozisht me zgjidhjen e problemeve të tij, sipas analistëve politikë, do të ndodhë vetëm pasi të merret një mësim i mirë nga një ndëshkim i madh me votën e qytetarëve dhe të vetëdijesohet pjesa dërmuese e këtyre politikave se nuk mund të jenë sundues të përjetshëm dhe mashtrues të qytetarëve. Analisti politik dhe profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, për këtë lloj fenomeni një pjesë të fajësisë ia adreson edhe qytetarit që po i voton mashtruesit recidivistë në politikën kosovare.

Spahiu: Na duhen politikanë si Rufki Suma Sipas analistit Spahiu, ka mjaft njerëz të ndershëm që brenda listave kandiduese mund të ofrojnë vlera, ngase jo të gjithë janë të prirë që të sillen si sundues të popullit. Madje ai ka marrë edhe një shembull shumë konkret, me të cilin mburren gjithandej qytetarët e Kosovës, edhe pse shumica prej tyre nuk janë votues të rajonit përkatës. Kjo është arsyeja që Spahiu thotë se nuk pajtohet që të gjitha figurat politike të futen në një thes, por duhet të diferencohen për t'u përcaktuar vlerat reale. "Jo, kjo nuk është e vërtetë se të gjithë janë njësoj. Ta zëmë, nuk mund të themi për Rufki Sumën që po sillet ashtu, si sundues. Mendoj se Rufkiu është një kryetar tipik në shërbim të qytetarëve. Tani problemi është se shumica nuk janë si Rufki Suma. Problemi është se shumica e qytetareve tanë janë kabullxhinj dhe pajtohen me i qit edhe hajnat në pushtet, me shpresën se edhe ata do të kenë hise në hajninë e tyre. Pikërisht ky mentalitet duhet të ndryshohet", tha Spahiu për "Kosova Sot".(Më gjersisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)

(Kosova Sot)