Gruaja plagos me thikë bashkëshortin

  • 28 July 2016 - 10:05
Gruaja plagos me thikë bashkëshortin

Rudina Basha, 36 vjeçe, është vënë në pranga nga policia, pasi ka qëlluar 6 herë me thikë bashkëshortin e saj, Besnik Basha, 45 vjeç, gjatë kohës që ishte në gjumë.

Sipas policisë, arrestimi i gruas është bërë pasi rreth orës 03:00 të mëngjesit dyshohet se ka goditur 6 herë me thikë, për motive të dobëta, në banesën e  marrë me qira në qytetin e Bulqizës, bashkëshortin e saj, Besnik Basha, 45 vjeç.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë, si arma e dyshuar e krimit, ndërsa 45-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, policia ka vënë në pranga edhe Besnik Bashën, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është sekuestruar një armë zjarri pushkë, model 63, si dhe një krehër me 10 fishekë, të cilat i mbante pa leje.

(Kosova Sot)