Ekstradohet nga Belgjika shqiptari 24 vjeçar i dënuar për trafik droge

  • 28 July 2016 - 10:22
Ekstradohet nga Belgjika shqiptari 24 vjeçar i dënuar për trafik droge

Interpol ka ekstraduar nga Belgjika një trafikant shqiptar i cili ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj burg për “prodhim dhe shitje narkotike”.

Ai është 24-vjeçari, Berli Begaj, lindur në Fier dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare prej gati dy vjetësh. Gjykata e Vlorës, me vendimin të datës 7 maj 2014, ka dënuar Berli Begajn me 4 vjet dhe 3 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike”.

Më datën 20 gusht 2013, në orën 20.30, në lagjen “15 Tetori”, Fier, tek stacioni i trenit, u kap në kushtet e flagrancës me një sasi lënde narkotike, ku u bë arrestimi i tij si pjesë e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Begaj u lirua nga gjykata dhe u arratis për në Belgjikë, por si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Belgjikën u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

(Kosova Sot)