Identifikohet vrasësi i dytë i priftit, ISIS publikon një video të agresorëve (Video)

  • 28 July 2016 - 10:45
Identifikohet vrasësi i dytë i priftit, ISIS publikon një video të agresorëve (Video)

Prokurorët kanë identifikuar 19-vjeçarin, Abdel Malik Nabil Petitjean si vrasësi tjetër i priftit në një kishë në veri të Francës.

Së bashku me agresorin tjetër Adel Kermiche, gjithashtu një 19-vjeçar, i cili u identifikua më parë nga autoritetet vendase morën peng në kishë priftin dy murgeshat dhe disa besimtar gjatë meshës së mëngjesit.

Dyshja është qëlluar për vdekje nga policia franceze, pasi ata prenë në fyt priftin Jacques Hamel 86-vjeçar.

Nga ana tjetër, ISIS ka publikuar një video ku thuhet se janë dy burra që po premtojnë besnikëri ndaj grupit të tyre.

Një nga vrasësit, Adel Kermiche, sipas policisë është përpjekur dy herë për të shkuar në Siri për t’u bashkuar me ISIS, dhe policia ishte në kërkim të këtij personi disa ditë para sulmit.

Ata janë të filmuar duke folur arabisht dhe i drejtohen liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Njëri mban një laptop ku duket flamuri i ISIS.

(Kosova Sot)