Ferati: Gjendje jo e mirë në fushën e drejtësisë

  • 28 July 2016 - 11:05
Ferati: Gjendje jo e mirë në fushën e drejtësisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni në pushtet, Sadri Ferati (LDK), në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se një gjendje jo e mirë në cilëndo fushë, e posaçërisht në drejtësi, që është në interes të forcimit të shtetit dhe në interes të qytetarëve, është e një rëndësie aq të madhe saqë, sipas tij, realisht ishte dashur që të gjitha partitë politike të uleshin dhe të gjenin një konsensus minimal për hapat që do duhej të merreshin në këtë drejtim dhe është për keqardhje pse ajo nuk po ndodh. Mungojnë dialogu dhe mirëkuptimi

Ferati thotë se përveç drejtësisë ka edhe plot çështje të tjera për të cilat nuk po krijohet konsensusi ndërmjet partive politike në vend.

"Nuk është e vetmja fusha e drejtësisë që në Kosovë nuk po krijohet konsensusi, pasi kemi edhe tema të tjera politike që ne kemi mbetur rob të një viti, duke i diskutuar dhe nuk po gjendet forma e hapjes së dialogut dhe krijimit të disa parimeve, pra minimumi konsensusi për të shkuar më tutje. Unë nuk e di arsyen pse nuk po ulen, por dua të shpreh keqardhjen time se pse nuk po ulen", është shprehur deputeti Sadri Ferati

(Kosova Sot)