Tentuan të grabisnin mazut të TC “Kosova B”, plagosin rojën

  • 28 July 2016 - 12:10
Tentuan të grabisnin mazut të TC “Kosova B”, plagosin rojën

Perona të maskuar kanë plagosur rojën e depos së mazutit në Obiliq, ndërsa gjatë konfrontimit me ta janë lënduar edhe dy punëtorë të sigurimit.

Policia e Kosovës, në raportin e sotshëm, bën të ditur se mbrëmjen e 26 korrikut, në orën 23 e 32, persona ende të paidentifikuar, të maskuar, kanë qëlluar me armë zjarrin punëtorin e sigurimit të depos së mazutit të TC Kosova B” në Obiliq. Punëtori i sigurimit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në raportin e policisë theksohet se gjatë konfrontimit me grabitësit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy punëtorë të sigurimit. 

Theksohet se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot)