Arrestohet terroristi i përfshirë në shumë sulme në Turqi, gjendej për pushime në Kroaci

  • 28 July 2016 - 12:20
Arrestohet terroristi i përfshirë në shumë sulme në Turqi, gjendej për pushime në Kroaci

Një terroristë ndërkombëtar 52 vjeçar, Murat Katulaj i cili pas një sërë aktesh terroriste të kryera në tokën e tij në Turqi është arrestuar, në Kroaci, ku ai ishte në pushime me familjen.

Katulaj, i cili jeton në Gjermani dhe erdhi në pjesën tjetër të shtunën pasdite, ku dhe më pas policia kroate arrestoi pas më pak e tre ditë të pushimit.

“Ai erdhi me një Mercedes SUV. Duke mos ecur shumë ndër qytet, përveç se kishte blerë ushqim në një dyqan”, ka thënë një banor, shkruan Tanjug,

Ndërsa është theksuar se kishte marrë një shtëpi me qira, e cila thuhet të ketë qenë mjaft luksoze.

Sipas të dhënave të ofruara nga Zyra e Prokurorit të Qarkut në Split, për 52 vjeçarin ‘Interpol’, kishte lëshuar një urdhër arrest ku ishte dyshuar për përfshirje në disa sulme terroriste në pjesë të ndryshme të Turqisë në periudhën e vitit 1989 deri në 2001.

Ky i fundit dyshohet ti takojë aktivistëve terroristë të organizatës ‘Tikka’, që kanë vrarë civilë, ushtarë dhe policë të ndryshëm. Interpol kishte lëshuar urdhër-arrestin pesë vjet më parë.

Ndërsa është diskutuar që ekstradimi i tij do të përcaktohet ndoshta për në Turqi, me të cilin vend Kroacia ka një marrëveshje mbi ndihmën e ndërsjellë ligjore, Murat do të gjykohet në Turqi, ku ai rrezikon burgim të përjetshëm.

(Kosova Sot)