Japin dorëheqjen dy gjeneralë të ushtrisë turke

  • 28 July 2016 - 12:38
Japin dorëheqjen dy gjeneralë të ushtrisë turke

Dy gjeneralë të ushtrisë turke kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, vetëm një ditë pasi nga ushtria u larguan gati 1.700 ushtarakë, për rolin e tyre në grushtin e shtetit gjatë natës së 15 korrikut. Emrat e dy gjeneralëve janë Kamil Basoglu dhe Ihsan Uyar, anëtarë të lartë të forcave tokësore, raporton CNN turk.

Ende nuk është e qartë arsyeja e dorëheqjes së dy gjeneralëve. Dje, nga ushtria turke janë përjashtuar 149 gjeneralë dhe admiralë ose 40 për qind e komandës së lartë të ushtrisë turke.

(Kosova Sot)